Pas librit “Apostulli”, autori dhe studiuesi Ilir Ikonomi sjell vëllimin e dytë shterues, me të njohurat e të panjohurat e peshkopit, përkthyesit, ideatorit dhe politikanit Fan Noli.
Pesë vite intensive, me zhvillime të vrullshme në skenën politike shqiptare, ndërsa rebeli Noli bën përpjekjen e tij të guximshme për të ndryshuar kryekëput faqen e historisë së Shqipërisë.
🗣 “Noli guxonte të thoshte ‘jo’, ishte një rebel. U rebelua kundër kishës greke kur erdhi në Shqipëri në 1921. Pastaj u rebelua kundër status-quosë, që ai e quante sistem feodalë, atë sistem që donte të shkatërronte me një të rënë të shkopit, por që nuk e bëri dot për arsye që unë i shpjegoj në libër”, theksoi Ikonomi gjatë promovimit të librit, botimi më i fundit i UET Press.