“Erresirat e Nentorit” rrefen historine e Tomit, Adeles, Ergises, Dritanit dhe Nereides, pese shoke femijerie, te cilet dikur njiheshin si “Grushti i Frikes”.
Tridhjete e tre vjet me pare, ata u perballen me tmerrin rreqethes, qe gllaberoi Vojsatin, nje qytet i pazakonte, ne nje cep te Shqiperise, ku vrasjet e njepasnjeshme e shnderruan ne nje qytet te mallkuar, dhe ku gjaku njollos cdo pellembe toke, ndersa erresirat e pafytyra gllaberojne gjithkend.
Sot, tridhjete e tre vjet me pas, Grushti i Frikes duhet te bashkohet perseri. Sepse erresirat e nentorit jane ngritur serish. Ndersa raportimet flasin per nje masaker me te pakten nente te vdekur, te peste duhet lene jetet e tyre si te rritur dhe te kthehen ne makthin e vendlindjes, qe i ka perndjekur ne cdo hap te jetes, per t’u zhytur ne ujerat e ndenjura te se shkuares, si perballja perfundimtare me erresirat rreqethese. Dhe per kete, ata duhet te shtyhen deri ne anen tjeter te vdekjes.
Atje, ku askush nuk vdes pergjithmone.