HomeAbout
bleta
Femija i tramvajit

Femija i tramvajit

Është 16 tetori 1943, në geton e Romës një fëmijë dymbëdhjetëvjeçar sheh nënën e tij të hipur në një kamion të gjermanëve. Shkon tek ajo, e përqafon, por e ëma arrin ta shtyjë tutje. Emanueleja, ky është emri i fëmijës, fshihet në një tramvaj dhe fillon një udhëtim që do ta çojë, ndalesë pas ndalese, deri në stacionin e fundit. I tregon faturinos se është hebre dhe i kërkon ta mbrojë, sepse gjermanët po e kërkojnë. Shoferi i tramvajit dhe pastaj të tjerë pas tij do ta ndihmojnë Emanuelen të mbetet gjallë dhe i sigurt për tri ditë derisa të arrijë të gjejë të atin. Pena e Tea Ranno-s rrëfen historinë mallëngjyese të njërit prej dëshmitarëve të fundit që i mbijetuan spastrimit nazist të Romës: Emanuele Di Porto-s.

Order on WhatsApp
Copyright Bleta 2024