Një kolegj në New England.
Një grup miqsh të ngushtë, një sekret i frikshëm.
Një stuhi dëbore, një vrasje.
Një studente e re fsheh një të kaluar të errët dhe një dashuri të madhe për të cilën ka dijeni vetëm një njeri. Detektivi Spencer O'Malley, që e takon rastësisht, ndien një tërheqje të papërballueshme për atë studente. Kur merr përsipër të zbardhë çështjen e vrasjes, e merr me vete vorbulla e një bote të mbyllur dhe të mistershme, plot me fajësi, e cila e çon më në fund në një zbulim tronditës dhe hedh dritë mbi të kaluarën e errët dhe mbi dramën e vajzës që ka dashuruar.
"Gjethe të kuqe" - një roman rrëqethës që të mban në tension nga fillimi deri në fund, e vendos Paullina Simons-in në radhët e para të shkrimtarëve bashkëkohorë.