Mallori Grinlif i ka mbyllur hesapet me shahun për shkak të një ngjarjeje të rëndë familjare. Kjo, deri në çastin që pranon të luajë në një turne bamirësie dhe gjendet ballë për ballë me kampionin e botës në sheh, Nolan Sojer, i cili gëzon dhe famën e “djalit të keq”. Humbja e Nolanit me një shahiste të re, i lë të gjithë me gojë hapur. Por më e çuditshmja është dëshira e tij për luajtur sërish me të. A s’do
të ishte më mirë që Malloria të ikte, të dorëzohej, t’i jepte fund lojës? Ndërsa ngjitet gjithnjë e më lart në klasifikim, vajza fillon të kuptojë që lojërat nuk mbeten vetëm në fushën e shahut dhe gara bëhet më e “egër”, më tërheqëse, më intriguese.
“Në sytë e tij pashë të kalonin gjithë galaksitë. Po vrisja mendjen se si do të ishte sikur ky çast të zgjaste një shekull, sikur ne të dy të ishim vetë universi dhe ta kuptonim njëri-tjetrin vazhdimisht e
pafundësisht.”
Një nga librat që do ju bëjë të lexoni me padurim, faqe më faqe, historinë e dashurisë që lind nga sfida.