Hana është vajza me Hënën dhe me Diellin brenda saj, guximin dhe kreativitetin, besimin dhe vendosmërinë, forcën dhe ndjeshmërinë. Hana është çdo vajzë që rritet me besimin se gjinia nuk është kurrë pengesë për të arritur gjëra të mëdha dhe për të jetuar e lirë. Çdo fëmijë, që rritet i lirë nga kufizimet gjinore, me dashuri të pakushtëzuar dhe besim, mund të zbulojë diellin brenda vetes, ta ushqejë dhe ta rrisë atë duke ndriçuar rrugën e vet dhe të gjithë botën.