Knoppi ka pasur “fatin” te kontaktoje e te bisedoje me shume nga superspiunet e Luftes se Ftohte, me kolege e kundershtare, pjesetare te familjeve e bashkekohes te figurave me rendesi; te gjithe deshmitare te ngjarjeve qe jane pjese e historise se zbulimeve te medha te drejtuara me zotesi e profesionalizem nga spiunazhi lindor e ai perendimor. Ne investigimet e tij, Knoppi ka zbuluar jo pak material intrigues, qe hedh drite ne gjysmeterrin e kesaj lufte te fshehte.Por cilet qene disa nga aktoret qe “luajten” ne ate skene te paharrueshme te historise?
Cilat ishin motivet qe i nxiten keta personazhe te tradhtonin atdheun? Si arriten t’i percillnin te dhenat sekrete matane Perdes se Hekurt?Libri eshte i ndare ne pese pjese, me pershkrime qe u kushtohen agjenteve me te medhenj te periudhes se perballjes titanike Lindje-Perendim.
Figurat me te spikatura te luftes se fshehte mes superfuqive, ishin burra te nje kategorie apo “prerjeje” jo te zakonte.
Bie fjala, “spiuni i bombes atomike”, Klaus Fuksi, nje fizikan gjerman qe u vu ne sherbim te SHBA dhe qe me vone u dha sovjetikeve sekretet e prodhimit te bombes atomike; “urithi” Xhorxh Blejku, agjent ne sherbim te Madherise se Saj, qe i dha KGB listen me emrat e rrjetit te fshehte britanik qe punonte ne Europen Lindore; i ashtuquajturi “spiuni i kancelarit”, Gynter Gijomi, demaskimi i te cilit e detyroi kancelarin Vili Brand te jepte doreheqjen; “sekseri” i sekreteve, Xhon Uokeri, qe per dy dhjetevjecare i shiti KGB sovjetike shifrat dhe kodet supersekrete te ushtrise amerikane; agjenti i dyfishte Oleg Gordievskij, oficer i larte i Rezidences se KGB ne Londer.
Keto personazhe te njohura te spiunazhit, ne thelb, vertetojne me se miri ate se cfare ka qene dhe eshte ne gjendje te beje spiunazhi, i cili, thene ndryshe, eshte ne fakt nje lloj biznesi cinik i njerit kunder tjetrit.
Cmimi:1250 Leke
Dergesa ne te gjithe boten, tarifat postare: 300 leke brenda vendit, 200 leke ne Durres. Per me shume na kontaktoni ne Instagram: librariahugo, ose WhatsApp: +355682060079