HomeAbout
bleta
Pranvera e endrrave

Pranvera e endrrave

Nga autori i famshem i “Ngadhenjimi i dashurise” vjen nje roman i fuqishem qe tregon sesi njeriu mund te rrezikoje gjithcka per nje enderr dhe nese eshte e mundur apo jo ta lere te kaluaren pas. Jo gjithmone e zgjedhim vete rrugen e jetes; ndonjehere na zgjedh ajo neve... Pasi largohet nga bashkeshorti i saj abuzues, bashke me Tomin, te birin e saj gjashtevjecar, Beverli perpiqet te krijoje nje jete te re ne nje qytet te vogel. Pavaresisht nga liria e sapofituar, Beverli eshte gjithmone vigjilente: krijon nje te kaluar qe nuk ka ekzistuar asnjehere, maskohet sa here del jashte shtepise dhe merret me pune te ndryshme shtepiake per te mbytur gjendjen e ankthit qe e ka pushtuar. Kur Tomi fillon t’i thote se cdo nate degjon dike qe ecen mbi catine e shtepise dhe e therret ne emer, Beverli merr nje vendim te deshperuar... Nderkohe, Kolbi Mills niset ne nje udhetim krejt tjeter, por qe te mban zemren pezull gjithashtu. Ai drejton fermen e vogel te familjes, qe ndodhet ne Karolinen e Veriut. Kur i jepet rasti, ai pranon nje angazhim te perkohshem si muzikant ne nje lokal ne St. Beach, ne Florida, ku ai takohet me Morgana Line dhe jeta e tij ndryshon papritmas. E bija e nje cifti mjekesh te pasur nga Cikago, Morgana sapo ka mbaruar studimet e saj per muzike ne nje kolegj prestigjioz dhe ambicia e saj eshte te transferohet ne Nashville dhe te behet yll i muzikes pop. Ne aspektin romantik dhe ate muzikor, ajo dhe Kolbi plotesojne njeri-tjetrin ne nje menyre qe asnjerit prej tyre nuk ua kishte marre mendja. Gjate nje jave te vetme te paharrueshme, dy te rinjte do te perjetojne lumturine dhe vuajtjen e dashurise se pare. Qindra kilometra larg, Beverli do te vere ne prove dashurine e saj per te birin. Dhe fati do t’i bashkoje keta tre njerez... ne nje rrjet lidhjesh te destinuara per t’ua ndryshuar jeten... duke e detyruar gjithsecilin te pyese veten nese endrra per nje jete me te mire mund t’i mbijetoje ndonjehere apo jo peshes se te shkuares.

Order on WhatsApp
Copyright Bleta 2024