Ky eshte libri i dyte magjik i trilogjise “Hetimet e mbinatyrshme”, nje bestseller nderkombetar sipas “New York Times” dhe “Indie”, i perkryer per dashamiresit e historive ku nderthuren aventurat, magjia, zbulimi i sekreteve dhe mbinatyrorja.
* * *
Pasi e gjeti vellain dhe shpetoi gjithe boten e mbinatyrshme, Amari tashme eshte e bindur se, veren e pare si agjente e re do ta kaloje per bukuri. Por, mes agjendes se rrepte kunder magjistareve te kryeministrit te ri e te frikshem, rivaliteteve te ashpra te agjenteve te rinj dhe mallkimit nga i cili vuan vellai Kuinton, i cili perkeqesohet vazhdimisht, Amari ndihet me e ngarkuar se kurre. Prandaj, kur Lidhja e fshehte e magjistareve i ofron nje mundesi per t’u bere
udheheqesja e tyre dhe per t’i mbrojtur, ajo nuk pranon. Ka mjaft halle te tjera per t’u shqetesuar! Nderkaq, mospranimi i saj i hap dikujt tjeter rrugen drejt atij pozicioni, nje magjistari me plane te rrezikshme per gjithe Lidhjen. Kjo sfide behet shkas per nisjen e Lojes se Madhe, nje gare per te vendosur se kush do te behet pasardhesi i Vellezerve te Nates dhe per te percaktuar te ardhmen e species se magjistareve.
Loja e Madhe eshte po aq misterioze sa edhe vdekjeprurese, por nder shperblimet magjike qe do t’i takojne fituesit ben pjese edhe shpresa e fundit per te zgjuar nga gjumi magjik Kuintonin.
Prandaj, si mund te mos pranoje Amari?
Cmimi: 1400 leke
Dergesa ne te gjithe boten, tarifat postare: 300 leke brenda vendit, 200 leke ne Durres. Per me shume na kontaktoni ne Instagram: librariahugo, ose WhatsApp: +355682060079