Nuk ka pasur kurre nje kohe me te mire sesa sot, per te qene GRUA. Dhe jane vete grate qe kane luftuar pergjate koheve, per te fituar te drejtat dhe lirine e tyre. Sot, vajzat arrijne rezultate me te larta ne shkolle dhe kane me shume gjasa te shkojne ne universitet. Si rezultat, grate po marrin me shume vende kryesore ne pikat kyce te shoqerise. Megjithate, ne vend qe te inkurajohen per te shfrytezuar mundesite e reja qe u jepen, feminizmi bashkekohor u thote se jane ende te shtypura.
Grate vs feminizmit: Pse te gjithe kemi nevoje te clirohemi nga lufta gjinore sfidon kete qendrim, duke i vendosur statistikat dhe rrefimet e pakendshme per grate perballe realitetit te jetes se tyre ne te gjitha fushat. Autorja argumenton se feminizmi i sotem eshte i fiksuar pas ceshtjeve te parendesishme modele te dobeta, shaka te formuluara keq dhe komplimente maskiliste te gabuara - dhe fokusohet ne korrigjimin e sjelljes mashkullore, ne vend qe te vere ne pah fuqizimin e grave, duke i vendosur burrat dhe grate kunder njeri-tjetrit, ne nje lufte gjinore te pafund.
Gjithcka qe trajtohet ne kete liber nuk ka per qellim te jete nje pergjigje perfundimtare per "ceshtjet e grave" te shek. XXI. Eshte nje seri esesh tematike, qe shpresoj se mund t'i japin fund drejtimit dhe qellimit te feminizmit sot per te nxjerre ne pah vetem "disavantazhet e grave" shprehet autorja.