Po sikur makthet tuaja në të vërtetë të mos jenë makthe? Ne kalojmë mesatarisht 33 vjet të jetës duke fjetur. Por çfarë ndodh në të vërtetë dhe ç'jemi në gjendje të bëjmë ndërsa flemë? Ana Ogilvi ishte një shkrimtare njëzetepesëvjeçare me të ardhme të ndritur. Një mbrëmje, ajo vrau dy njerëz pa ndonjë arsye të qartë, dhe që atëherë nuk është zgjuar më. E përmendur në tabloide si Bukuroshja e Fjetur, gjendja e Anës është një çrregullim i rrallë psikosomatik, i njohur nga neurologët si sindroma e tërheqjes.
Doktor Benedikt Princi, një ekspert i problemeve që lidhen me gjumin, punësohet që të zgjojë Anën, në mënyrë që ajo të përballet me drejtësinë. Por doktori duhet të tregohet shumë i kujdesshëm në trajtimin e kësaj pacienteje me rrezikshmëri të lartë, sepse ai fsheh disa sekrete profesionale nga e kaluara dhe ka një jetë personale të ndërlikuar! Vetëm Ana O e di të vërtetën e asaj nate të krimit, por vetëm doktor Benedikt Princi di si ta zbulojë.