Znj. Osmond, romani i autorit irlandez John Banville, mbeshtetet ne nje nga romanet me te medha te shek. XIX, te "Portreti i nje zonje" (1881), te autorit amerikano-britanik Henry James. Banville ne kete roman ben nje kerkim te mprehte ne psikologjine femerore dhe nje portret te jashtezakonshem te SHBA-se dhe Europes.
Protagonistja Izabel Osmond, nje trashegimtare e re dhe e bukur amerikane, vendos te ndermarre nje udhetim ne Europe, pasi zbulon se bashkeshorti i saj, Gilbert Osmond, eshte martuar me te per pasurine e saj. Izabela udheton ne Paris, Rome dhe Firence, ne kerkim te vetvetes dhe lirise se saj. Me ne fund takohet me Osmondin per t'u perballur me te. Perpara alternativave te ndryshme per te ardhmen, Znj. Osmond ka nder mend ta perdore pasurine "per te blere lirine e saj”.
John Banville eshte shkrimtar i shquar bashkekohor i letersise angleze. Ka lindur dhe jeton ne Dublin, Irlande. Eshte autor i njezet e tri romaneve dhe kandidat i Cmimit Nobel ne Letersine. Per meritat letrare ka marre vleresime nderkombetare si Cmimin Booker, 2005, Cmimin Nderkombetar Nonino 2003, Cmimin Franz Kafka 2011, Cmimin Shteteror Austriak per Letersine Europiane 2013 dhe Cmimin Princ Asturias per Letersine 2014. Banville ka botuar edhe romane misteri me pseudonimin Benjamin Black.