Grejsa Andersoni, një vajzë e pafajshme dhe e thjeshtë, rritet pa praninë e prindërve, të cilët kishin zgjedhur të jetonin jetë të ndryshme, pasi rrugët e tyre ishin ndarë me kohë.
Cilat ishin dy humbjet që Grejsa përjetoi? Kush ishin dy meshkujt që e dyjëzuan atë?
Çfarë vendimi do të marr për të ardhmen?
Çfarë e kthen pas në kujtimet, që ajo do të donte t’i kishte varrosur me kohë?