Ky liber, "Te vertetat qe mbartim", permes historish te jetuara njerezore, pohon me forcen e shembujve se te drejtat universale nuk jane ende sot nje realitet universal as ne vatren qendrore te demokracise boterore, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne faqet e tij rrefehet se te drejtat dhe lirite e fituara nga brezat, qe ne i gezojme se bashku, bartin permes nesh amanetin per t'i ruajtur nga kercenimet e nje epoke egoizmi dhe lakmie. Keto kercenime jane reale dhe me shume gjasa do te vazhdojne te behen edhe me te pranishme per ata qe do t'i trashegojne fitoret e shoqerive demokratike. Autorja tregon pasionin e saj per te qene e dobishme per individet e komuniteteve ne veshtiresi, duke nderthurur fuqine e se drejtes se perfaqesimit dhe vendimmarrjes me ndjeshmerine njerezore per me te dobetit, te cilet i ka ndeshur ne burgje, ne rruge, ne periferi, neper kufijte e Amerikes ne qendrat e grumbullimit apo ne ato te rehabilitimit te grave te trafikuara, te minoreneve te ndare nga prinderit e te denuar per emigracion ilegal, te viktimave te droges e te dhunes, te te denuarve pas heqjes se prangave. Ajo beson se komunikimi me me te dobetit eshte nje burim i shtuar fuqie per fjalen, vullnetin, syte e mendjes per ta kuptuar boten dhe doemos, per qellimin e angazhimit ne publik.
- Linda Rama
Dergesa ne te gjithe boten, tarifat postare: 300 leke brenda vendit, 200 leke ne Durres. Per me shume na kontaktoni ne Instagram: librariahugo, ose WhatsApp: +355682060079