HomeAbout
bleta
Rishkruaj faqet e jetes tende

Rishkruaj faqet e jetes tende

Ndalu një çast për të vëzhguar jetën tënde psikike: ajo është e ndërlikuar, e trazuar, shpesh e mbingarkuar. Është e papërsëritshme, e farkëtuar nga historia jote vetjake. Hera-herës ndihesh i mbingarkuar. Por, a ke menduar ndonjëherë të mësosh ta interpretosh dhe të kuptosh dinamikat e saj? Nuk është elehtë, por ky vetëdijesim është hapi i parë për të kuptuar emocionet e tua dhe për të zbuluar vlerën tënde. Ky libër - i pari nga dy themelueset e Psicoadvisor, revistës online më të ndjekur në Itali për çështjet e psikologjisë dhe rritjes personale - ofron një rrugë introspektive bazuar në teoritë psikologjike më autoritare, përmes së cilës autorët do të të udhëheqin hap pas hapi për të zbuluar aspekte të personalitetit tënd, të cilat më parë nuk i ke njohur. Brenda teje, varrosur nën një mbulesë emocionesh dërrmuese si ankthi, zemërimi, ndjenja e fajit dhe pasiguria, ka një vlerë të paçmuar. Për ta rifi tuar atë vlerë, do të të duhet të analizosh të tashmen tënde duke vëzhguar me një sy të kujdesshëm në të kaluarën, duke rindërtuar nevojat e paplotësuara dhe pritshmëritë e zhgënjyera në udhëtimin tënd vetjak, nga fëmijëria e deri më sot. Sepse gjithçka, nga sjelljet e tua deri te ndjesitë e pakëndshme, vjen nga përvoja të largëta që ende të kushtëzojnë. Porse, nëse ndërgjegjësohesh për këtë, mund të çlirohesh nga sjelljet automatike, besimet jofunksionale dhe të mësosh të reagosh duke shfrytëzuar mundësitë që fshihen edhe në çaste vështirësie. Kështu mendja jote do të bëhet një vend mikpritës për të ekzistuar, qoftë edhe i vetëm, dhe në këtë gjendje, do të mund të krijosh marrëdhënie përmbushëse dhe të ndjekësh dëshirat e tua të vërteta. Pra, duhet vetëm të kujdesesh për veten, ta pyesësh dhe ta njohësh thellë, për të ndërtuar jetën që meriton.

Order on WhatsApp
Copyright Bleta 2024