1947 eshte rrefimi marramendes i nje viti, ne te cilin politika dhe historia e madhe shkrihen me ngjarjet e perditshme. Nje vit ne dukje i parendesishem, kur nis e lind nje rend i ri, viti kur fillon gjithcka. Elisabeth Asbrinku kompozon nje histori poetike dhe te dokumentuar te nje viti emblematik per identitetin e saj personal dhe kolektiv.
Ndersa diku lufta eshte ne perfundim, diku tjeter po fillon nje epoke e re: ndryshimi nuk ndodh brenda nates, nga nje dite ne tjetren, por ngadale dhe bota vibron per disa vjet. Njerezit perpiqen te gjejne rrugen per ne shtepite qe nuk ekzistojne me, ose drejt nje te ardhmeje te pasigurt, pertej oqeanit.
Ne vitin 1947, mes miliona njerezve qe pershkonin Europen ne kerkim te nje jete te re, eshte edhe babai i Elisabeth Asbrinkut, dhjetevjecar, jetim, hebre hungarez. Po ate vit, avokati polak Raphael Lemkini, pas shfarosjes se familjes se vet, krijoi termin "gjenocid" dhe luftoi me te gjitha forcat per ta njohur zyrtarisht si krim nderkombetar.
Ne vitin 1947, filloi prodhimi i kallashnikovit, shpertheu Lufta e Ftohte, Christian Diori krijoi New Look, George Orwelli perfundoi draftin e romanit 1984, Simone de Beauvoir filloi te shkruante Seksi i dyte, u regjistrua defekti i pare kompjuterik, u krijua CIA dhe djali i nje orendreqesi egjiptian deklaroi qellimin e xhihadit modern, Kombeve te Bashkuara iu deshen kater muaj per te gjetur nje zgjidhje per problemin palestinez.
Cmimi:1000 L
Dergesa ne te gjithe boten, tarifat postare: 300 leke brenda vendit, 200 leke ne Durres. Per me shume na kontaktoni ne Instagram: librariahugo, ose WhatsApp: +355682060079