Irlanda eshte shtrenguar ne daren e nje qeverie qe po e con drejt tiranise. Ajlishit, punonjese shkencore dhe nene e kater femijeve, s'i mbetet gje tjeter, vecse te shohe, pa mundur te beje asgje, t'i shperbehet para syve realiteti qe ka njohur perhere. Pasi i shoqi dhe, me pas, edhe i biri i zhduken, Ajlishi e gjen veten te mberthyer ne logjiken e makthte te nje shoqerie qe po zhbehet plotesisht. Deri ne c'pike do te arrije ajo qe ta shpetoje familjen e vet? Dhe cfare apo ke do te jete e gatshme qe te lere pas?
Kenga e profetit eshte nje veper tejet origjinale, qe te trondit dhe te rremben ne vorbullen e saj te pandalshme. Ajo paraqet njeherazi nje panorame te shkaterrimit te nje vendi ne lufte dhe nje portretizim thellesisht njerezor te betejes se nje nene per ta mbajtur familjen e vet te bashkuar.
Proza e Paul Lynch-it perpiqet te paraqese me sa me shume vertetesi menyren se si funksionon mendja e njeriut dhe se si i ngjan ajo nje perroi te pandalshem, ku e tashmja ngerthehet pazgjidhshmerisht me te shkuaren e te ardhmen, realiteti me endrren, deshira me friken.