"A eshte harresa nje strategji e pavetedijshme, veteruajtese, per te mbrojtur vetedijen, kur pesha e realitetit behet mbytese? Nese kemi nje shpjegim dhe pergjigje shkencore per trupin dhe mendjen e njeriut, kemi vetem nje pyetje sfiduese te ndrojtur ne rastin e shoqerise. Harresa 'shpetuese' eshte ndoshta sfida e vertete e te kuptuarit te se shkuares.
Kjo eshte nje histori e vertete ose, me sakte, nje histori e perjetuar vertet. Nje histori pa 'happy end' dhe pa hero ngadhenjyes. Historia e nje te shkuare te pambyllur dhe te hapur pafundesisht ndaj mundesise te se keqes se jetuar, por te pakuptuar."